🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,138 ▲ +0.21% ETH $2,052 ▼ -0.59% XRP $1.3117 ▼ -0.62% SOL $80.2200 ▲ +0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Zbritje çmimesh, apo marketing mashtrues?

zbritje-ccedil-mimesh-apo-marketing-mashtrues_hdZbritje çmimesh nga 10 deri në 70 për qind kanë qenë reklamat gati në shumicën e dyqaneve, varësisht se çfarë produktesh shesin. Kjo dukuri tashmë është bërë e zakonshme, në prag festash. Edhe në para festës së Kurban Bajramit, tregtarët, nëpërmjet fletushkave të ndryshme, reklamave si në media elektronike, po ashtu edhe të shkruara, kanë paraqitur ofertat për çmime të ulura të produkteve.

Madje, edhe disa banka komerciale në vend, për festën e Kurban Bajramit, kanë ofruar kredi me norma më të volitshme të interesit.

Por, qytetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, thonë se situata në realitet është krejt ndryshe. Sipas tyre, përderisa në dyqane shkruan për zbritje, në kohën e pagesës, në arkë kuptohet se nuk ka lirime, por shtrenjtim.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Organizatës Joqeveritare, “Konsumatori” për Radion Evropa e Lirë, thotë se marketingu është mashtrues, pasi, sipas tij, ndryshe nga reklamat janë çmimet në arka.

“Ka mashtrime të natyrës së tillë, sepse konsumatori joshet nga një çmim i lirë, kurse në arkë paguan një çmim tjetër. Dhe, në shpejtësi, qytetarët nuk janë të atillë, nuk duan të bëjnë ngatërresa, dhe për këtë arsye konsumatori në shumicën e rasteve nuk reagon, ose nuk e paraqet dhe vazhdon të jetë viktimë e interesave të afaristëve në biznes”, thotë Kaçaniku.

Ai shpjegon se po të ndodhin zbritjet e çmimeve deri në përqindjen reklamuese, atëherë ndodh evazion fiskal dhe për këtë, siç thotë ai, autoritetet kompetente duhet ta kontrollojnë tregun.

“Nëse kemi një zbritje 70 për qind, ajo dëshmon se zbritja është nën çmimin substancial, nën çmimin e prodhimit. Dhe, është shumë për të dyshuar dhe është jashtë zakonisht e nevojshme për ta hetuar”, vlerëson Kaçaniku.

Edhe disa qytetarë në Kosovë thonë se nuk ka zbritje të çmimeve në dyqane dhe kompani të mëdha tregtare, por përkundrazi, janë ngritur çmimet thuajse te të gjitha produktet në treg.

Rexhepi, ish-punonjës në kompaninë “INA” nga Zagrebi, tashmë pensionist, thotë se bizneset vazhdimisht i shfrytëzojnë festat për të shtrenjtuar dhe ngritur vlerën e çmimeve të produkteve të ndryshme.

“Të gjitha produktet janë shtrenjtuar, i kam vërejtur. Të gjithë artikujt, në prag të festave, e shfrytëzojnë rastin t’i shtrenjtojnë, përveç lakrave që kishin çmimin e mëparshëm. Reklamat janë mashtrime, vetëm për ta mashtruar popullin. Kur shkon në dyqan, dikush blen diçka, në këtë mënyrë përfitojnë bizneset”, shprehet Rexhepi.

Ndërkaq, Myrvete Maliqi, mjeke me profesion, thotë se në dyqanet e tekstilit mund të vërehen zbritje të çmimeve, por jo në përqindjen e reklamuar, kurse në artikujt ushqimor, sipas saj, nuk ka ndonjë zbritje.

“Në disa dyqane të tekstilit ku unë jam konsumatore e rregullt, ka zbritje, por jo deri në 70 për qind, ashtu siç thuhet. Ndërkaq, te produktet ushqimore nuk ka zbritje”, pohon Myrvetja.

Ndryshe, në tregun e brendshëm, ka laramani çmimesh të produkteve të ndryshme, varësisht nga dyqani, lokacioni apo edhe qyteti, pasi deri më tani nuk ka ndonjë mekanizëm shtetëror që mund të ndikojë në përcaktimin e çmimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.