Ekonomia
Zëdhënësja e Austrian Airlines: Nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë
Zëdhënësja e Austrian Airlines, avioni i së cilës u grabit dje në Rinas, ka pohuar se si një masë sigurie, se nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë.
E cituar nga media britanike The Guardian, zëdhënësja Tanja Gruber tha se paratë po ngarkoheshin në avion në momentin që ndodhi vjedhja.
“Ngarkimi i pasagjerëve sapo ishte kryer. Nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët,” tha ajo.
Nisja e avionit u shty me tre orë, si rrjedhojë e grabitjes. Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, avioni u nis në 18.02 pasdite nga ora 15:00 që ishte planifikimi.