☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,686 ▲0.12%
DOW 52,301 ▼0.12%
NASDAQ 26,254 ▲0.32%
NAFTA 101.49 ▼0.27%
ARI 4,040 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,140 ▲ +0.12% ETH $2,327 ▲ +0.46% XRP $1.3151 ▲ +1.63% SOL $100.3700 ▼ -1.11%
S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 % S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zemaj: Ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar sa i përket krijimit të institucioneve të reja, duke ia lënë përgjegjësinë Lëvizjes Vetëvendosje si shumicë parlamentare.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Zemaj tha se synimi kryesor mbetet shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi ato, sipas tij, nuk janë në interes të qytetarëve.

I pyetur nëse do të ketë takim mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, Zemaj tha se vendi tashmë është në kufijtë e afateve kushtetuese.

“Qëllimi mbetet i njëjtë, shmangia e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk i konvenon qytetarit dhe barra e përgjegjësisë bie mbi Kurtin, si shumicë parlamentare, për krijimin e institucioneve të reja. Nuk besoj se do të ketë takim, pasi nesër është thirrur seanca. Dita e sotme vetëm kaloi; nuk jemi në urgjencë, por në limitet e afateve kushtetuese që nesër duhet të konstituohet Kuvendi i ri”, tha Zemaj.

Ai theksoi se qëndrimet e LDK-së janë publike dhe se, në rast të një bashkëpunimi qeverisës, ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar.

“Qëndrimet e LDK-së janë publike. Ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar, nëse dëshirohet një partneritet funksional në interes të Kosovës. Nëse ka qëllime personale apo ambicie për mbajtjen e pozitave shtetërore duke i shërbyer një partie politike, atëherë LDK nuk sheh mundësi tjetër për të kontribuar, përveç votës demokratike që e ka në Kuvend”, u shpreh Zemaj.

I pyetur nëse për LDK-në do të ishte e mjaftueshme pozita e kryetarit të Kuvendit apo nëse synohet edhe posti i presidentit, Zemaj tha se fokusi i partisë nuk është te postet, por te krijimi i një partneriteti funksional.

“Kjo temë është ngritur nga LVV-ja në emër të pozitave, por ato duhet të jenë kredibile dhe të sigurojnë partneritet. Kryetari i Kuvendit i takon shumicës parlamentare, edhe sipas Kushtetutës, edhe si përfaqësim parlamentar. Ndërsa çështjet që lidhen me ekzekutivin dhe sigurinë e kontrollit mbi pushtetin, siç është roli i presidentit, janë mbi nivelin partiak të përfaqësimit”, tha ai.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me liderët e LDK-së dhe PDK-së.

Në takimin e dytë, Kurti u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, por palët nuk arritën marrëveshje për bashkëpunim.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet nesër në orën 10:00, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit pas konstituimit të legjislaturës së 11-të. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.