🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.24 ▲6.11%
ARI 4,610 ▼4.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,708 ▼ -3.04% ETH $2,051 ▼ -4.06% XRP $1.3168 ▼ -2.89% SOL $79.3700 ▼ -5.87%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.24 ▲6.11 % ARI 4,610 ▼4.22 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.24 ▲6.11 % ARI 4,610 ▼4.22 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Zgjedhja e kreut të AMA-s/ Basha: U hodh poshtë thirrja e partnerëve për ta shtyrë në shtator

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me zgjedhjen Armela Krasniqit si kryetare e re të AMA-s në seancën e djeshme plenare të Kuvendit. Në reagimin e tij, Basha shprehet se Kuvendi hodhi poshtë thirrjen e BE dhe OSBE për të shtyrë në shtator votimin për kreun e AMA-s.
““E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, shprehet Basha.
Tauland Balla, Kryetar i grupit parlamentar socialist, mbrojti kandidaturen Krasniqi, duke sfiduar hapur sugjerimin e BE dhe OSBE.
Per pasoje,  në seancën e fundit të legjislaturës IX, deputetët e Kuvendit zgjodhen  Armela Krasniqin me 83 vota pro, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Në garë ishte gjithashtu edhe Alketa Dibra që u votua me vetëm 9 vota.
Armela Krasniqi u zgjodh drejtoreshë e përgjithshme e ATSH-së, në 2017-ën, pas një karriere të gjatë në media.
Në fillimet e saj, Krasniqi punoi si reportere në Shijak TV, për të vijuar në Televizionin Shqiptar e më vonë si Drejtore e Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH apo si drejtuese edicionesh informative e në RTSH, Shijak TV, TVA, si dhe drejtuese emisionesh në RTSH e News24.
Para se te emerohej drejtoreshë e përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi ishte zedhenese e shtypit e Partise Socialiste.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.