🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.49 ▲6.36%
ARI 4,648 ▼3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,821 ▼ -3.1% ETH $2,052 ▼ -4.16% XRP $1.3178 ▼ -3.29% SOL $79.5100 ▼ -5.57%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.49 ▲6.36 % ARI 4,648 ▼3.42 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.49 ▲6.36 % ARI 4,648 ▼3.42 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Zgjedhjet në Arabinë Saudite, shpallen fituese 4 femrat e para

Të paktën katër gra në Arabinë Saudite rezultojnë fituese në zgjedhjet për këshillat vendorë. Për herë të parë, gratë iu drejtuan kutive të votimit me mundësinë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

“Al Jazeera” ka konfirmuar deri tani se kandidate femra kanë fituar në tre këshilla: dy në Ihsaa, një në Tobouk dhe një tjetër në Mekë.

Salma bint Hiab al-Oteibi mësohet se është fituese në Madrakah, një zonë e Mekës, bën të ditur agjencia zyrtare “SPA”.

Zonja Oteibi garonte përballë dy kandidateve të tjera gra dhe shtatë burrave, bëri të ditur kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Osama al-Bar.

Sipas të dhënave zyrtare, 978 femra ishin regjistruar si kandidate në këto zgjedhje, ku garuan edhe 5 938 meshkuj.

Të drejtën e votës e gëzuan 1.35 milionë burra dhe 130 mijë gra.

Kjo mund të shihet si një fitore e vogël në vendin mysliman, që për herë të parë u dha ligjërisht të drejtën grave për të votuar në vitin 2011.

Me një dekret të mbretit Abdullah, katër vjet më parë, grave iu njoh e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Këto janë zgjedhjet e para që kanë konkretizuar dekretin e mbretit që ndërroi jetë në fillim të këtij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.