☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantu

Nga Italia, Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa u shpreh i bindur se ashtu si në të shkuarën, zgjerimi i ardhshëm i Unionit me Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor, do të ketë sukses të garantuar dhe e ardhmja e Unionit apo investimi më i mirë i tij është pikërisht zgjerimi.

“Merrni shembullin e zgjerimit – investimi më i madh gjeopolitik që Evropa ka bërë ndonjëherë. Zgjerimi ka forcuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin e qëndrueshmërinë tonë të përbashkët. Zgjerimi i ardhshëm – drejt Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor – do ta forcojë më tej Bashkimin Evropian si një aktor gjeopolitik për paqen, sigurinë dhe prosperitetin. Kjo është një histori suksesi evropiane dhe ne duhet ta pranojmë me besim”, tha ai.

Costa po ashtu kishte dhe një mesazh për kritikët ndaj BE.

“Për këtë arsye, nuk pajtohem me krahasimet e thjeshta që sugjerojnë se Evropa thjesht po mbetet prapa. Sigurisht, Evropa duhet të përmirësojë konkurrueshmërinë dhe shkathtësinë e saj për t’iu përgjigjur më shpejt dhe më të bashkuar. Por jo sepse jemi në rënie”, u shpreh Costa.

Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa është një nga mbështetësit më të fortë në Bruksel të anëtarësimit të Shqipërisë brenda vitit 2030.

Zgjerimin e BE, ai e ka konsideruar një domosdoshmëri, që duhet të përfshijë patjetër Shqipërinë, të cilën e ka vlerësuar vazhdimisht si një pretendent kryesor që është në rrugën e duhur drejt BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.