☁️
Tiranë 8°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.92 ▲2.58%
ARI 4,837 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,090 ▼ -4.15% ETH $2,196 ▼ -5.85% XRP $1.4620 ▼ -3.92% SOL $90.2300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Sporti

Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin dhe paraqitet i vetëm në stërvitje

Edon Zhegrova ka dërguar një sinjal të qartë për përkushtimin e tij, duke vendosur të mos shfrytëzojë ditët e pushimit që trajneri Luciano Spalletti ua kishte dhënë lojtarëve.

Sulmuesi anësor kosovar ishte i vetmi futbollist që vendosi të paraqitet në qendrën stërvitore të klubit në Continassa, ku zhvilloi një program individual së bashku me trajnerët e përgatitjes fizike.

Sipas gazetës Tuttosport, ky veprim i Zhegrovës është parë si një mesazh i fortë për stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, duke treguar vendosmërinë e tij për të qenë në formën më të mirë të mundshme në vazhdim të sezonit.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se lojtari punoi në aspektin fizik dhe në rikuperim, duke shfrytëzuar ditën për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe për të qenë gati për sfidat e radhës.

Përkushtimi i tij është vlerësuar shumë brenda klubit bardhezi, pasi jo shpesh ndodh që një lojtar të heqë dorë nga pushimi për të vazhduar punën në fushën stërvitore.

Tani mbetet të shihet nëse ky angazhim i Zhegrovës do të reflektohet edhe në paraqitjet e tij në ndeshjet e ardhshme, ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në ekip pas rolit dytësor deri më tani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.