🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.33 ▲6.2%
ARI 4,663 ▼3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,926 ▼ -2.63% ETH $2,056 ▼ -3.61% XRP $1.3173 ▼ -3.03% SOL $79.6400 ▼ -5.09%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.33 ▲6.2 % ARI 4,663 ▼3.12 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.33 ▲6.2 % ARI 4,663 ▼3.12 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Zyrtari i lartë amerikan, Philip Reeker vizitë në Tiranë/ Mbaron takimi me Ramën dhe Bashën, e pranishme edhe Yuri Kim

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker është takuar ditën e sotme fillimisht me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha.
Reeker gjithashtu do të jetë në një drekë pune me Ministren e Punëve të Jashme, Olta Xhaçka pas takimit me Bashën.
Pas vizitës në vendin tonë, ai do të niset drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të marrë pjesë në aktivitetin “Rruga e Prespës”.
Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria nuk mori një dritë jeshile nga Bashkimi Evropian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.
Ndërkohë, ditën e djeshme Kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së duke e quajtur vendimin e tyre një dështim të përsëritur.
Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha para disa javësh.
Presidenti Joe Biden ka shfaqur një interes të shtuar në Ballkanin Perëndimor, ku nuk ka munguar retorika dhe veprimet konkrete në Shqipëri dhe vendet e tjera duke ndërmarrë projekte konkrete

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.