Politika

Vendimi i Apelit, Berisha: 3 gjykatës vranë pluralizmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi mbrëmjen e djeshme pas vendimit të Apelit që riktheu në Shkallën e Parë gjykimin e çështjes së vulës dhe logos së kësaj partie.

Berisha iu drejtua me një mesazh qytetarëve, duke u shprehur se “sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri”.

“Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar.
Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në”, tha ai.

Sipas Berishës, vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan McGongial, të kaluar në një seri etapash, sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë.

“Unë kam besim të madh, se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do të kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi. PD-ja është sot një parti më e fuqishme se kurrë, ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme”, përfundoi Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button