Bota

Mbyllet Takimi i 22-të mes Kryeministrave Kinë-Rusi, nënshkruhen 20 marrëveshjeve të bashkëpunimi dypalësh

Në paraditen e 1 nëntorit në Pallatin e Madh të Popullit kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij rus Dmitry Medevedev drejtuan bashkërisht Takimin e 22-të të rregullt mes Kryeministrave nga dy vendet.

Li Keqiang u shpreh se Kina dhe Rusia e kanë konsideruar zhvillimin dypalësh si një rast të rëndësishëm. Zhvillimi i përbashkët i dy vendeve dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme kanë perspektivë të gjerë dhe kjo ofron një kontribut më aktiv për paqen dhe zhvillimin dypalësh, atë rajonal dhe madje botëror.

Medvedev u shpreh se Rusia është e gatshme të punojë me Kinën për strategjinë e bashkëpunimit, të gjejnë potencial të ri bashkëpunimi dhe të thellojnë lidhjet në sektorët e energjisë, të infrastrukturës, të aviacionit, të eksplorimit të hapësirës, të bujqësisë, etj. Të dyja palët do të zhvillojnë edhe bashkëpunimin në fushat e reja si të tregtisë elektronike, ekonomisë digjitale, të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, në fushën monetare etj., dhe do të shtojnë shkëmbimet në fushat kulturore për të nxitur më tej marrëdhëniet e gjithanshme të bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve.

Pas takimit, Li Keqiang dhe homologu i tij rus nënshkruan “Komunikatën e Përbashkët mbi Takimin e 22-të të rregullt të Kryeministrave Kinë-Rusi” dhe ishin të pranishëm në nënshkrimin e afro 20 marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh në fushën e investimeve, të energjisë në atë kulturore, bujqësore, doganore, kontrollit të cilësisë, hapësirës ajrore, monetare etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button