Politika

Rama: Kabineti i qeveritar, ka edhe ministra që i kanë thënë “jo”

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbreme në emisionin Opinion te TV Klan se në radhët e ministrave të kabinetit të ri qeveritar ka edhe ministra që i kanë thënë “jo”. Ai u shpreh se ministrja e re e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ajo e Bujqësisë, Frida Krifca në raste të caktuara i kanë thënë “jo” kreut të qeverisë pasi për çështje të ndryshme kanë pasur mendim tjetër nga ai i kryeministrit.

Është normale që të krijohet vetëkënaqësia në mandatin e tretë. Është kjo ajo që i thatë socialistëve. Kjo shoqërohet me rrezikun që të shfaqni shenja arrogance në qeverisje. Për një qeverisje më të mirë na duhen ministra më autoritarë që mund t’ju thonë dhe jo. Kush mendoni që nga ministrat që keni zgjedhur sot është e nivelit që ju thotë “jo”.

Përjashto dy vajzat që janë ministrja e re për Rininë dhe Fëmijët dhe ministrja e re për Sipërmarrjet që nuk kam pasur asnjë eksperiencë pune ende, të gjithë ata që shikon atje, përfshirë dhe ministren e re Financave, dhe Bujqësisë kanë thënë edhe jo sepse ne bëjmë shumë diskutime, por ndryshe nga e kaluara nuk bëjmë telenovela, ne bëjmë diskutime për të marrë vendime. Diskutimet janë të mbyllura dhe në këto diskutime ka debat.

Kanë thënë jo kur i keni kërkuar diçka konkrete për të bërë?

Jo-ja lidhet me çdo rast kur ti diskuton, unë diskutoj me ministret me grupe për një çështje që i lidh të gjithë bashkë për zgjidhje të caktuar, për një drejtim të caktuar. Mund të hyj në diskutim me një mendje dhe dal me një mendje tjetër sepse ai ose ajo që kam përballë thotë jo ës, kjo duhet parë të kështu.

Kemi Pandeli Majkon që ka abstenuar për çështjen e teatrit dhe është filmuar e ka dalë në media dhe Ditmir Bushatin ku ju vetë e keni pranuar që ka patur debate për çështjen e detit.

Asnjëherë me Ditmir Bushatin nuk kam pasur…

E keni pranuar në studio.

Asnjëherë me Ditmir Bushatin nuk kemi pasur konflikt për këtë çështje. Rastet kur ministrat votojnë ndryshe janë raste unikale në historinë e një parlamenti. Nuk është normaliteti siç ishte rasti i Majkos për teatrin që ai ka pasur mendimin e vet dembabadem që në kohën kur isha ministër kulture. Ky është një rast shumë i veçantë. Jo-ja e ministrave nuk thuhet në parlament me votë se nuk është cirk. Nuk ka qeveri që propozon një ligj të vetin dhe ministrat e vet i thonë jo. Kjo është absurd.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button