Politika

Dhomë masazhi në kryeministri? Reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për videon e publikuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku akuzonte kreun e qeverisë se parashikon të shpenzojë 10 milionë euro për vitin 2017 për luks dhe argëtim.

Rama thotë se ky është shembulli se si politika tallet me njerëzit dhe lojë me gënjeshtra si pasojë e mungesës së vizionit dhe programit.

Përgjigjja e Ramës:

Kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësisë, shumëkush e ngatërron gabimisht me politikën; në fakt është vetëm pengmarrja e politikës për qëllimin më të ulët, synimin e pushtetit duke helmuar e çoroditur sa më shumë njerëz, në një përpjekje të harbuar për asgjësuar shpresën përmes asgjësimit të të vërtetave, shkatërrimit të provave, zhdukjes së fakteve!

Ja një shembull fantastik i politikës si tallje me njerëzit, si shprehje ekstreme e vulgaritetit, si lojë e pacipë gënjeshtrash në mungesë të një vizioni, programi, lidershipi e skuadre, që duhet t’u ofronte shqiptarëve alternativën e opozitës për ta bërë më të mirë atdheun e përbashkët…

Related Articles

Nje koment

  1. Basha dhe bylykbashi.Ju jeni fashistat e Sali berishes.Cfardo qe te beni nuk do shpetoni nga djegja e gjalle me gjithe cfare kini.Hajdutet dhe kriminelet e qelbur te plehrave te PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button