Padia ndaj Ramës, Vasili: Nuk mund ta kalonte vetëm me një “më fal”
Kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas padisë që kjo forcë politike ka bërë për kryeministrin Rama i cili i bëri thirrje policisë të bëjë fushatë për të mbledhur votat për PS.
Vasili tha se nuk mund të ketë dy drejtësi, një për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për punëtor të thjeshtë.
Reagimi i Petrit Vasilit
Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike. Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi.
Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme.
Kopeja e hajduterise te Ilir Meta Petrit Vasili do perballen me drejtesine ne Korrik