Bota

”Charlie Hebdo” rekord shitjesh në numrin e parë pas atentatit terrorist

Numri i parë i të përjavshmes ”Charlie Hebdo”, që prej atentatit që përgjaku redaksinë e saj një javë më parë, në orën 07:00 GMT ishte e pamundur të gjendej në një numër të madh kioskash dhe stendash të shitjeve të gazetave në Francë, theksuan gazetarët.

-“Nuk ka më”, përsërisnin njëri pas tjetrit shitësit parisian duke ngjallur një dëshpërim të fortë të klientëve.

Disa prej tyre i janë rikthyer të përjavshmes më të madhe satirike në Francë ”Canard Enchaine”, që titullonte sot artikullin e  saj në shenjë solidariteti me Charlie Hebdo: “Përpara djema, nuk do t’iu lëmë të dekurajoheni”.

”Tirazhi i numrit të parë të ”Charlie Hebdo” që prej atentatit që përgjaku redaksinë, publikuar sot, arriti nga tre në pesë milionë kopje për t’i bërë ballë një kërkese të jashtëzakonshme në Francë”, njoftoi shpërndarësi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button