Arte

Kumbaro: Statujat e Nënë Terezës po restaurohen

Nene-Tereza-466x350Dy skulpturat e “Nënë Terezës”, po i nënshtrohen restaurimit me rastin e vizitës së Papës në Tiranë, deklaroi sot Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, Kumbaro ka sqaruar se restaurimi i tyre është bërë pas konsultimeve me ekspertët, duke i dhënë fund kështu spekulimeve në rrjetet sociale se ato ishin lënë në harresë.

“Kemi konstatuar, nga vlerësimi që u bë nga ekspertët se që të dy shtatoret kishin nevojë për restaurim. Abuzimet me to janë tërësisht të pavenda, totalisht të panevojshme edhe nëse përdoren për qëllime sensacionale apo politike”. Të dyja statujat po trajtohen në pozicion të shtrirë. Nuk janë të hedhura në plehra dhe as të braktisura, por të ruajtura dhe të trajtuara 24 orë”,  deklaroi Ministrja.

Nga ana tjetër, puna midis Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës për ristrukturimin e sheshit “Nënë Tereza”, sipas Kumbaros, është një rast i mirë për të treguar frymën e bashkëpunimit. “Vetë bashkëpunimi që ne kemi në rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza” me bashkinë e Tiranës, me të cilën kemi ndarë punët, një bashkëpunim institucional që ne synojmë të jetë tërësisht i koordinuar,  është provë e kësaj fryme”,  tha ministrja.

Kumbaroi saktësoi se statuja që gjendej në Universitetin Politeknik do të vendoset në rrethrrotullimin e Aeroportit, ku po ndërtohet edhe piedestali në bashkëpunim me autorin e saj Thoma Thomai ndërsa statuja që ishte pranë aeroportit është ende për t’u caktuar ku do të vendoset, në konsultë me autorin e saj Luan Mulliqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button