Politika

2 ditë nga votimi në parlament, Rama negociata me PDIU-në për reformën në drejtësi

Pas takimit me Metën e Bashën një ditë më parë, por dhe një takimi me deputët dhe ministrat socialistë dje ne darkë, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me aleatët e PDIU-së mëngjesin e ditës së martë, konkretisht me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi dhe deputetin Aqif Rakipi.
Reforma në drejtësi sigurisht që ka qenë tema kryesore e bisedës, ndërkohë që pritet votimi në Parlament gjatë së enjtës më 21 korrik.

Pas takimit me Bashën dhe Metën një ditë më parë, Rama tha se procesi mund të shënojë një “ndarje të re dramatike” për vendin. Rama deklaroi se, reforma në drejtësi është një revolucion i mirëfilltë dhe sipas tij, “nuk ndodh gjithnjë që një revolucion i vonuar të jetë objekt i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh, që synon me çdo kusht ta pengojë këtë revolucion paqësor dhe transformues për gjeneratat”.

“Kjo është reforma më e rëndësishme dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga një moment, deri tek i cili unë do të shpresoj deri në minutën e fundit se do të arrihet bashkimi i të gjithëve për t’i çelur rrugën këtij transformimi, por që mund të jetë edhe momenti dramatik për një ndarje të re”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri është shprehur se reforma në drejtësi do të miratohet edhe nëse partia demokratike nuk jep dakortësinë e saj për draftin hibrid të paraqitur nga SHBA dhe BE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button