Bota

“Çdo gjë që dëmton të pafetë, na bën të lumtur”, ISIS feston masakrën në Mynih

“Çdo gjë që dëmton të pafetë, na bën të lumtur”, ISIS feston masakrën në Mynihu”Çdo gjë që dëmton të pafetë, na bën të lumtur”. Është ky mesazhi që grupi terrorist ka postuar në Twitter, pas vrasjes së fëmijëve të pafajshëm në masakrën e Mynihut, në Gjermani.

Nëntë të vrarë dhe 21 të plagosur nga një njeri i vetëm, i cili hapi zjarr jashtë një pike McDonalds.

Pavarësisht kësaj, autoritetet në gjermani kanë thënë se sulmi nuk ka lidhje me shtetin islamik apo me refugjatët. Shefi i policisë së Mynihut tha se hetuesit nuk kanë gjetur prova, që 18-vjeçari të kishte lidhje me ISIS. I riu iranian duke se ka pasur probleme mendore, ndërsa po hetohet nëse ai ishte nën ndikimin e drogës apo alkoolit.

Vrasësi ka përdorur në masakër një pistoletë Glock, 9mm. Në shtëpi, sipas policisë ai nuk kishte lënë asnjë shënim. Vrasësi gjithashtu mbante 300 fishekë në një çantë shpine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button