Maqedonia

Të rinjtë e lëvizjes BESA: Zgjedhjet e ardhshme do të jenë fiktive

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA sot ka mbajtur një konferencë shtypi para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në lidhje me listën e votuesve fiktiv, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky forum bën të ditur se në këtë listë janë përfshirë qytetarë të Maqedonisë që për vite të tëra nuk e kanë lëshuar Maqedoninë dhe që paguajnë taksa dhe fatura tjera mujore, duke e konsideruar kështu si paradoksale futjen e tyre në listë.

Të rinjtë e lëvizjes BESA ironizojnë me listën zgjedhore, duke propozuar që si votues të fshihen liderët e katër partive politike, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, Ali Ahmeti, Zoran Zaev, Nikolla Gruevski dhe Menduh Thaçi.

Forumi Rionor i lëvitjes BESA konsideron se pas listës fiktive, edhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë fiktive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button