Bota

Mijëra mabifestues pro-Pekinit kundër lëvizjes demokratike

hong-kong-11Mijëra manifestues pro-Pekinit parakaluan sot në Hong Kong për të mbështetur qeverinë lokale kundër një lëvizjeje të revoltës civile që kërcënon të paralizojë megapolin financiar nëse nuk do të ndërmerren reformat demokratike.
Koloni britanike rikthyer në Kinë në vitin 1997 nën statusin e gjysmë-autonomisë, Hong Kongu shfaqet gjithmonë e më shumë i ndarë në të ardhmen e tij, mes përkrahësve të shtetit dhe reformatorëve.
Duke kritikuar atë, që ata e perceptojnë si ndërhyrje në rritje nga ana e Pekinit, këta të fundit kërkojnë liri për kandidaturat në postin e shefit të ekzekutivit dhe votim universal të drejtpërdrejtë (një anëtar, një votë) që prej vitit 2017. Pekini është dakord për votim universal, por me kandidatë të vendosur prej tij. Një pengesë e papranueshme për lëvizjen pro-demokracisë ”Occupy Central” që kërcënon të paralizojë qendrën tregtare të këtij qyteti prej rreth shtatë milionë banorësh dhe që bën pjesë mes qendrave të para financiare të Azisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button