Politika

Reagon kandidati i PS-së për Dibrën: S’kam qenë kurrë në Zvicër

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se kandidati i PS-së për të marrë drejtimin e bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama është person me precedent penal. Sipas mesazhit që ka mbërritur në adresë të Berishës, Rama ka pasur probleme me drejtësinë zvicerane pasi ka lëvizur me pasaportë dhe emër fals, për shkak të trafikut të drogës

Por në prononcimin e tij, mjeku nga Dibra shprehet:

“Kurrë në jetën time nuk kam qenë në Zvicër. Kurrë nuk kam lëvizur me pasaportë falso. Në 20 vjet pune nuk e kam braktisur kurrë Dibrën. Kjo mund të verifikohet lehtësisht. Mund të shihen borderotë ku jam paguar. Unë këtë sqarim po e bëj për hir të qytetarëve. Nuk prisja fjalë të mira nga doktori i sëmurë i Tiranës”, deklaron Muharem Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button