Home / Bota / Stamboll – Arrestohet gazetarja Asli Erdogan për terrorizëm

Stamboll – Arrestohet gazetarja Asli Erdogan për terrorizëm

Një gjykatë turke arrestoi gazetaren dhe novelisten, Asli Erdogan për lidhje të dyshuara me Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi sot gazeta e përditshme “Hurriyet”, pasi ajo ishte marrë në pyetje nga prokurorët.

Shkrimtarja ishte ndaluar në fillim të javës, së bashku me 20 punonjës të gazetës pro-kurde “Ozgur Gyndem”.

Gazeta u mbyll me urdhër të gjykatës me dyshimin se është një organ i PKK-së, të cilën Turqia dhe BE-ja e konsiderojnë një grup terrorist.

Turqia ka mbyllur dhjetra media, që nga grushti i shtetit dhe numri i gazetarëve në burg ka arritu majat.

Më shumë se 30 gazetarë janë burgosur para grushtit të shtetit dhe sipas Federatës Evropiane të Gazetarëve, numri i deri më tanishëm është 74 gazetarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: