Home / Kosova / Shpend Ahmeti nuk kërkon falje pse gënjeu publikisht për portretin e Skenderbeut, fajëson mediat

Shpend Ahmeti nuk kërkon falje pse gënjeu publikisht për portretin e Skenderbeut, fajëson mediat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, se ka parë fare të arsyeshme të kërkojë falje pse kishte gënjyer për skandalin e heqjes së portretit të Skënderbeut nga një shkollë fillore në Kryeqytet. Në përgjigje ndaj faktit se Drejtoresha e tij e kishte qitur në rrenë, Ahmeti ka shkruar se mediat po tentojnë të shpikin tema për të hequr vëmendjen nga skandali “Pronto”.

Shpend Ahmeti është zënë duke gënjyer qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës kur kishte thënë se s’ishin larguar portretet e Skënderbeut dhe Elena Gjikës nga një shkollë fillore në Prishtinë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci kishte treguar të vërtetën duke thënë se i kishte kërkuar  drejtorit të shkollës rikthimin e portretit të Skenderbeut dhe Elena Gjikës aty ku kishin qenë para se një organizatë turke të bënte rinovimin.

Në vend të kërkim faljes për gënjeshtrën publike, Shpend Ahmeti ka zgjedhur të lëshojë akuza në drejtim të mediave, se ato po tentojnë të shpikin tema të reja në vend se të merren me skandalin “Pronto”.

“Mediat e paguara nga pronto klani mundohen që tërë kohën të shpikin tema tjera për ta hequr vëmendjen, por kot e kanë. Drejtësia do të ngadhnjejë. Stop kapjes së shtetit dhe hajnisë!”, ka shkruar Ahmeti, pasi Express publikoi deklaratën e Nagavcit e cila e nxirrte në shesh gënjeshtrën e  Kryetarit të Prishtinës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: