Home / Bota / Amerika / Qytetet amerikane, Trump: Më keq se zonat e luftës

Qytetet amerikane, Trump: Më keq se zonat e luftës

Donald Trump nuk lexoi fjalimin e përgatitur gjatë mitingut të tij të fundit, por deklaroi se zonat e brendshme të qyteteve amerikane që drejtohen nga demokratët janë më të rrezikshme se vendet si Iraku apo Afganistani.

Kandidati republikan, në fjalimin e tij duhej të sulmonte Hillary Clinton-in dhe të kërkonte hetimin e saj, por ai sërish doli nga kursi i parashikuar në përpjeke për të tërhequr votuesit e minoriteteve përmes mesazheve apokaliptike.

“Mund të shkoni në vende ku ka luftime dhe atje jeni më të sigurt se sa në disa prej zonave të qyteteve tona që drejtohen nga demokratët. Nëse zgjidhem, unë do të eliminoj krimin. Do të keni mundësinë të dilni në rrugë pa ju qëlluar, pasi tani ju qëllojnë kudo”, deklaroi Trump.

Miliarderi njujorkez ka shtuar ndjeshëm apelin për mbështetje nga afro amerikanët gjatë ditëve të fundit, madje duke i thënë se nuk kanë asgjë për të humbur kështu që duhet të votojnë për të.

Në fjalimin e tij në Akron, Ohajo, Trump tha se po luftonte për një ndryshim paqësor të regjimit, ndërsa sërish paralajmëroi për mundësinë e manipulimeve elektorale. Asnjë republikan nuk ka fituar presidencën pa marrë shtetin e Ohajos, por sondazhet tregojnë se që prej prill, atje udhëheq Clinton. Sidoqoftë, Trump u shfaq mjaft optimist dhe tha se do të fitojë bindshëm në zgjedhjet presidenciale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: