roze

Bono Vox në ndihmë të Nigerisë

Vokalisti i grupit U2, Bono Vox iu bashkua të hënën njeriut më të pasur të Afrikës, Aliko Dangote në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me personat e shpërngulur në Nigerinë verilindore.

Bono, prej kohësh një zëdhënës i të varfërve, dhe gjithashtu Aliko Dangote vizituan disa prej të shpërngulurve në kampet e tyre në qytetin verilindor të Maidugurit. Gati gjysmë milion fëmijë rreth liqenit Chad përballen me kequshqyerje akute për  shkak të thatësirës dhe rebelimit të grupit militant Boko Haram, siç bën të ditur UNICEF.

Këngëtari irlandez, i cili është gjithashtu ambasador i vullnetit të mirë të komisionit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, tha se shpreson që vizita e tij në Nigeri të ndihmojë për pasqyrimin e vendit në faqet e para të mediave botërore.

“Ky është një vend i mrekullueshëm, i mbushur me mundësi e potencial, por këtu ka një problem serioz. 2 milionë njerëz janë të shpërngulur. Dhe për një irlandez si unë kjo është e vështirë për t’u konceptuar. Vendi ynë përbëhet nga vetëm 4 milionë banorë”, tha Bono.

Ndërkohë, Dangote, një miliarder me kompani që operojnë në të gjithë Afrikën, në një biznes që shtrihet nga çementoja tek mielli, u zotua të vazhdojë mbështetjen financiare për lehtësimin e krizës. Bono, bashkëthemelues i grupit humanitar ndërkombëtar One, ka lobuar në shumë kryeqytete botërore për kauza të tilla si lehtësimi i borxheve, zbutja e varfërisë dhe luftimi i SIDA-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button