Kosova

Komuna e Gjakovës rrënon dy objekte hoteliere

komuna-e-gjakov-euml-s-rr-euml-non-dy-objekte-hoteliere_hdDrejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Inspeksionit, nga një bashkëorganizim sot kanë rrënuar dy objekte të ndërtuara pa leje cilat gjenden në hapësirën e ish tregut të gjelbër e cila gjendet ndërmjet qendrës së qytetit dhe “Çarshisë së Vogël”.

Këto dy objekte kanë funksionuar si objekte hoteliere, njëra diskotekë ndërsa objekti tjetër si pijetore.

Duke qenë se këto dy objekte nuk kanë pasur leje adekuate për punë dhe kanë shfrytëzuar hapësira jo të dedikuara për këtë lloj veprimtarie, ka ardhur deri te vendimi i Komunës që këto hapësira të lirohen, dhe të njëjtat më pas, në të njëjtën hapësirë, të përgatiten për treg të gjelbër.

Ka vite që kjo hapësirë nuk është shfrytëzuar për dedikimin që ka pasur dhe shitësit, posaçërisht në ditën e tregut, të hënave, shfrytëzonin hapësirat publike në rrugë, pranë objektit të ndërmarrjes së mbeturinave “Çabrati”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button