Home / Kosova / Zgjedhjet “djegin” Ramushin!

Zgjedhjet “djegin” Ramushin!

zgjedhjet-ldquo-djegin-rdquo-ramushin_hdRamush Haradinajt do t’i rrezikohet përkrahja e partive të Bllokut, nëse Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, si mundësi e vetme për të dalë nga kriza institucionale në vend.

Një kandidaturë të mundshme për kryeministër, edhe nëse LDK, AAK dhe Nisma do të arrinin koalicion parazgjedhor, do ta synonte LDK-ja, si partia më e madhe në koalicion.

Megjithatë, në partinë e Ramush Haradinajt nuk besojnë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe një gjë e tillë, sipas tyre, është vetëm dëshirë e PDK-së, shkruan gazeta Zëri.

Avni Arifi nga AAK-ja nuk ka dashur të flasë rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja e as të komentojë mundësinë që Haradinaj të vazhdojë të mbetet kandidat i Bllokut për kryeministër.

“Në zgjedhje nuk shkohet. Gjykata Kushtetuese nuk e çon Kosovën në zgjedhje, sepse nuk e ka atë mandate. Nuk jap përgjigje për ëndrrat e PDK-së”, ka thënë Arifi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: