Maqedonia

Gruevski: Të jemi të bashkuar në interesat nacionale

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski sot dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Këto ditë e shënojmë 25 vjetorin e momentit historik kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë masovikisht dolën dhe votuan për shtetin e pavarur. Synimi shekullor i qytetarëve të Maqedonisë për atdhe sovran u arrit më 8 Shtator të vitit 1991, datë e cila përgjithmonë do të lidhet thellë në historinë dhe vetëdijen tonë. Gjenerata jonë për të katërtin shekull është duke e jetur ëndrrën e shumë veprimtarëve dhe heronjve të Maqedonisë. Ëndërr e cila njëherësh është edhe amanet për gjeneratën tonë dhe gjeneratat e ardhshme për të vazhduar ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si shtet stabil dhe prosperues”, thotë Gruevski në urim.

Shteti ynë në të kaluarën, shton ai, u ballafaqua me sfida të shumta dhe pa dallim nëse kanë qenë më të vogla apo të mëdha për një demokraci të re si e jona, Maqedonia para tyre ka qëndruar drejt dhe u është përgjigjur të gjithave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button