Politika

Zgjedhjet në Dibër, partitë politike kërkojnë ndryshimin e komisionerëve

Vetëm pak orë përpara nisjes se procesit zgjedhor në Bashkinë e Dibrës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se partitë politike kanë kërkuar ndryshimin e anëtarësisë së 116  Komisioneve të Qendrave të Votimit nga 118 që janë në total.
“Ndryshimi i anëtarësisë së 98.3% e Komisioneve të Qendrave të Votimit, bën që edhe ata pak komisionerë të trajnuar nga KQZ, të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor. Në këto kushte KQZ po merr të gjitha masat që përmes inspektorëve të saj që janë prezent pranë KZAZ-së nr. 19, Dibër, komisionerët të trajnohen para marrjes në dorëzim të bazës materiale zgjedhore për Qendrat e Votimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button