Bota

Itali, industria e verës rrit përpjekjet për të hyrë në tregun e Kinës

Industria e verës italiane është në kohën e duhur për të kapur tregun. Në Kinë, shitjet e verës së importit janë rritur, sipas Amedeo Scarpa, kreu i Komisionit Italian të Tregtisë në Pekin.

Në gjysmën e parë të vitit, Kina importoi verë me vlerë më të madhe se 1.1 miliardë euro, më shumë seç importoi Zvicra për gjithë vitin 2015. Ai shtoi se importet totale kineze u rritën me 36% për gjashtë muajt e parë të vitit.

Tregu ka një potencial të jashtëzakonshëm, por në të njëjtën kohë has në vështirësi, ku më e fundit është plani i Kinës, që ende nuk është formalizuar, për të kërkuar gjurmueshmërinë e origjinës së verës së importuar, pa përmendur kontrollet e panumërta të çmimeve të importit në faza të ndryshme të procesit në doganë.

Për sa u përket çështjeve të gjurmueshmërisë, do të jetë e nevojshme të bëhen hapa të koordinuara me BE-në.

Komisioni Italian i Tregtisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Ambasadën, po përpiqen të ndihmojnë industrinë duke nisur me një strategji të re kombëtare, për të promovuar ushqimin dhe verën italiane në Kinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button