Home / Kosova / Vendimi i Kushtetueses rreth orës 15:00

Vendimi i Kushtetueses rreth orës 15:00

vendimi-i-kushtetueses-rreth-or-euml-s-15-00_hdGjykata Kushtetuese pritet të dalë sot, rreth orës 15:00, me vendimin e saj. Kështu mëson Politiko.net nga burime të mirë informuara me procesin.

Por, vendimi i Kushtetueses mund edhe të shtyhet deri javën tjetër, në rast se Gjykatës do t’i duhet më shumë kohë për disa fakte të reja që ajo ka marrë në shqyrtim gjatë kësaj jave.

Siç mëson Politiko.net, edhe diplomatët e huaj kanë paralajmëruar mundësinë që Gjykata Kushtetuese të dalë qysh sot me vendimin e saj final.

Ndryshe, dje, në ambientet e këtij institucionit që konsiderohet gardian i kushtetutshmërisë në vend, u ballafaquan me argumente të dy palët e përfshira në këtë rast, PDK dhe Blloku LDK-AAK-Nisma.

PDK e konsideron të paligjshme zgjedhjen e Isa Mustafës Kryetar të Kuvendit dhe për këtë është i është drejtuar Kushtetueses, duke pretenduar se gjatë seancës konstituive të Kuvendit është shkelur katër herë Kushtetuta.

Por, këto argumente janë hedhur poshtë nga Blloku LDK-AAK-Nisma, i cili e konsideron si të ligjshëm zgjedhjen e Isa Mustafës ndërsa për shkeljet në seancën konstituive fajëson Kryesuesen e seancës, Flora Brovina, deputete e PDK-së.

Bllokimi i lëndës në Gjykatën Kushtetuese ka bllokuar formimin e institucioneve dhe vendimi që pritet të dalë besohet se do ta zhbllokojë ngërçin politik në të cilin gjenden aktualisht institucionet e vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: