Maqedonia

Në Shkup promovohet projekt për modernizimin e sistemit të arsimit të lartë

Instituti për hulumtime në arsim nga Varshava dhe Ministria e arsimit dhe shkencës e Maqedonisë, në gjashtë muajt e ardhshëm do të zbatojnë një projekt për mbështetje të modernizimit të sistemit të arsimit të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Buxheti i plotë për këtë projekt është 250.000 euro, nga të cilat 85% janë mjete nga BE-ja përmes IPA programit, kurse 15% janë mjete bashkëfinancim kombëtar.

Projekti duhet të përfundojë në fund të shkurtit të vitit 2017, kurse sot është bërë promovimi i tij në selinë e BE-së në Shkup. Qëllimi kryesor është përkrahja e zhvillimit të burimeve njerëzore përmes modernizimit të sistemit për arsim dhe trajnim. Në qendër të vëmendjes është përparimi i arsimit të lartë për të cilën do të angazhohen dokumentet strategjike dhe do të shyqrtohet legjislativi në sferën e kuadrit kombëtar të cilësisë.

Ekipi prej 16 ekspertësh, kryesisht të Institutit për hulumtime ë arsim, si edhe nga vendet tjera të BE-së, në muajt e ardhshëm në bashkëpunim me MASH-in, do t’i vizitojnë shkollat e mesme profesionale nëpër Maqedoni, shtatë nga të cilat tashmë janë vizituar.

Në aktivitete janë përfshirë takime, punëtori, trajnime, këshilla, qëllimi kryesor i të cilave do të jetë rritja e ndërgjegjes për rëndësinë e këtij segmenti në arsim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button