roze

Fytyra tjetër e One Republic

“Apologize” është hiti i cili identifikon grupin muzikor One Republic, por tani 5 djemtë do të hyjnë sërish në treg me muzikë krejt ndryshe. Ryan Tedder, lideri i bandës, tha se albumi i ri i cili do të publikohet me 7 tetor ka shumë risi.

“Unë mendoj se të rinovosh dhe të dalësh jashtë kornizave, është ajo që na inspiron për të mos përsëritur veten. Edhe pse shpirti ynë artistik është po ai i vjetri pasi krijimtaria është pjesë e ADN-së tonë, ka shumë këngë të reja në këtë album që na bëjnë të hyjmë në një territor të ri”, tha Ryan Tedder

One Republic janë disa nga këngëtarët që kane performuar në festivalin e Londrës, maratonë e cila zgjat deri në 30 shtator. Në të performojne dhe emra të njohur ndërkombëtarisht si Robbie Williams , Britney Spears apo Calvin Harris.

Sa i përket hiteve me rrymë komerciale, Tedder u shpreh:

“Këngët që kthehen direkt në hite, jo domosdoshmërisht janë të këqija, por ato janë të domosdoshme, gati-gati mund t’i konsideroja si pasaportë për çdo album. Kur ne krijojmë një album e kuptojmë qe një këngë do ketë më shumë sukses se një tjetër por asnjëherë nuk jam ulur dhe të them: Në rregull djema, hajde bëjmë një hit..! Kjo nuk është një frazë që del nga goja ime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button