Arte

Shqipëria fitoi Medaljen Publike në Bienalen e Dizajnit në Londër

“Me të vërtet i ngazëllyer, mirënjohës dhe i nderuar për çmimin e Madaljes Publike në Bienalen e Londrës”, ka shkruar Dino Korça me rastin e pranimit të çmimit teksa ka postuar një foto në profilin e tij në Twitter. Në Bienale, kanë marr pjesë mbi 35 vende.

Shqipëria ka fituar Medaljen Publike në Bienalen e Dizajnit në Londër. Shtetin shqiptar në këtë ngjarje kulturore e ka prezantuar Institutit Shqiptar në Nju Jork i udhëhequr nga Dino Korça, njëherësh kurator i veprës .

“Me të vërtet i ngazëllyer, mirënjohës dhe i nderuar për çmimin e Madaljes Publike në Bienalen e Londrës”, ka shkruar Dino Korça me rastin e pranimit të çmimit teksa ka postuar një foto në profilin e tij në Twitter.

Në Bienale, që sivjet eksploroi temën “Utopia nga Dizajn” kanë marr pjesë mbi 35 vende.

Bienalja ka shqyrtuar çështjet e mëdha dhe idetë në lidhje me qëndrueshmërinë, migrimin, ndotjen, energjinë, qytetet, barazinë sociale, dhe shumë më tepër.

Shqipëria është prezantuar me punimin e skulptorit Helidon Xhixha (i lindur në Shqipëri). Vepra e tij është e përbërë nga shtyllat prej çeliku inox dhe stolave që janë projektuar për të nxitur së bashku vetëreflektimin dhe solidaritetin. Sipërfaqet e pasqyruara të shtyllave shtatlarta krijojnë reflektime, duke krijuar mundësi të panumërta për ndërveprim. Paraqitjet rrethore në grupe synon të lehtësojë diskutimet demokratike dhe shkëmbimin, duke demonstruar nevojën për komunitetin dhe bashkimin në çdo qytet ideal. Duke iu referuar krizës aktuale të migracionit, thelbi i instalimit mban skicën e gdhendur të kufijve të Evropës, konsideruar nga shumë refugjatë si një utopi moderne-ditore.

Helidon Xhixha, i cili jeton dhe punon mes Milanit dhe Dubai, është bërë një figurë e njohur botërore në skenën e artit bashkëkohor nëpërmjet strukturave të tij.Instituti Shqiptar në Nju Jork është anëtar i Institutit Kombëtar të Bashkimit Evropian për Kulturën (EUNIC) në Nju York.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button