roze

Edhe Jennifer Aniston drejt ndarjes

Pas Brad Pitt dhe Angelina Jolie, edhe çifti Jennifer Aniston-Justin Theroux po shkojnë drejt ndarjes.

Sipas “In Touch”, Aniston është e pasigurtë për këtë lidhje për shkak të martesës së saj të kaluar.

“Jennifer i ka ende të freskëta problemet nga marrëdhëniet e mëparshme, përfshirë martesën e dështuar me Brad. Ajo u ka thënë miqve të saj se jeton në frikë të vazhdueshme se Justin do të largohet me një femër tjetër dhe ta lërë atë zemërthyer, njësoj siç bëri Brad”, ka thënë burimi.

Vetëm pak ditë më parë, Aniston kishte ironizuar ndarjen e Pitt nga Jolie, duke thënë: “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button