Bota

Sulm me armë në një supermarket në Paris

Policët francezë kanë hapur zjarr pranë një supermarketi në perëndim të Parisit, pasi një person mashkull qëlloi disa herë me armë në brendësi të objektit.

Sipas raporteve paraprake i dyshuari besohet se është rreth 70 vjeç. Deri më tani raportohen dy persona të plagosur rëndë.

Mediat vendase theksojnë se personi i dyshuar hyri ne supermarketin në zonën e Le Port-Marly, me një armë gjahu me të cilën ka shtënë ndaj dy personave.

Mendohet se pas ardhjes së forcave të rendit i dyshuari është larguar dhe është strehuar në një ndërtesë aty pranë.

Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që 70 vjeçari kryen akte dhune dhe incidente të ngjashme. Aktualisht policia është në kërkim të atentatorit.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button