Bota

Bankat gjermane në buzë të greminës?

Konkurrencë në rritje nga bankat on-line. Bankat tjera buzë falimentimit?! Për të mbijetuar bankat tradicionale duhet të digjitalizohen. Bankat gjermane nuk po nxjerrin më shumë fitime për shkak të përqindjeve të ulëta të interesit, rregullave dhe shtimit të konkurrencës nga bankat on-line. Për të mbijetuar bankat tradicionale po digjitalizohen. Prej vitesh aksionet bankave gjermane po bien. Aksionet e bankës më të madhe Deutsche Bank nuk kushtojnë më tepër se 10 euro. Para tre vjetësh ato kushtonin trefishin. Po ashtu edhe aksionet e Commerzbank, të cilat që prej fillimit të vitit kanë rënë me 35%.

Më pak punonjës

Commerzbank, banka e dytë gjermane për nga madhësia, njoftoi të martën (27.09) se deri në vitin 2020 do të pushojë nga puna një të pestën e punonjësve, rreth 9000 vetë. Jo bëri që kursi i aksioneve të saj të bierë sërish. Ajo nuk pritet as të arrijë qëllimin e saj për fitimet për vitin 2016.

Zentrale der Deutschen Bank Frankfurt am Main (picture-alliance/dpa/A.Dedert)

Edhe Deutsche Bank pritet të largojë punonjës nga puna. Por as kjo nuk do ta shpëtojë dot bankën më të madhe gjermane nga vështirësitë. Ministria e Drejtësisë e SHBA-së do ta akuzojë këtë bankë për biznese të papastra në kuadrin e krizës financiare duke kërkuar dëmshpërblim prej 12,5 miliardë euro.

Konkurrencë në rritje nga bankat on-line

Probleme nuk kanë vetëm bankat e mëdha por edhe ato të vogla. Politika e përqindjeve të ulëta të interesit që ndjek Banka Qendrore Evropiane e bën jo rentabël biznesin e tyre kryesor, dhënien e kredive. Këshillimi i klientëve dhe qiratë e filialeve janë të shtrenjta. Shumë banka kanë ngritur taksat e shërbimeve. Konkurrenca shtohet edhe prej bankave on-line. Ato nuk kanë filiale dhe kanë më pak punonjës. Po ashtu ato nuk u nënshtrohen aq fort rregullave që vlejnë për bankat klasike, për shëmbull në rastin e këshillimeve për rastet e kredive, thotë prof. Hans-Peter Burghof, ekspert për bankat në Universitetin e Hohenheim-it.

Përpara transformimeve

Deutschland Zentrale der Commerzbank in Frankfurt am Main (picture-alliance/dpa/F. Rumpenhorst)

Për të mbijetuar bankave u duhet të reagojnë ndaj konkurrencës on-line. Shefi i bankës Martin Zielke than në fillim të gushtit se “gjithçka që mund të digjitalizohet, do të digjitalizohet.” Edhe prof. Hans-Peter Burghof mendon se bankat duhet t’i nënshtrohen transformimit të teknologjisë dhe të bëhen më innovative. „Kjo do të thotë që atyre u duhen edhe më pak punonjës” – thotë ai. Bankat nuk kanë marrë fund, mendon Burghof. Por ai është i bindur se ” për dhjetë vjet nuk do të ketë më banka siç i njohim ne sot.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button