Home / Bota / Amerika / “Eja Bill, duhet të shkoj në shtëpi”… Videoja që po bën xhiron e rrjetit

“Eja Bill, duhet të shkoj në shtëpi”… Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Presidentit amerikan Barack Obama, i është dashur të presë disa minuta ish presidentin Bill Clinton, që ky të hipte në Air Force One për të fluturuar për në SHBA, pasi asistuan në funeralin e ish presidentit izraelit Shimon Peres, ditën e premte.

Obama gjendej në avion, ndërkohë që Clinton po bisedonte me Sekretarin e Shtetit John Kerry në pistë. Në video shihet se lideri amerikan duhet të ngrinte zërin për të tërhequr vëmendjen e Clintonit për shkak të zhurmës së motorëve të avionit.

Presidenti i kërkoi disa herë Clinton që të ngjitej në avion duke përsëritur “Ec Bill, ikim”, “Bill ikim do të të çojë në shtëpi”. “Ikim, duhet të shkoj në shtëpi”. Ish presidenti amerikan më në fund hyri në avion dhe u takua me të para udhëtimit të kthimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: