Home / Politika / Dekorohet diplomati i parë amerikan në Tiranë

Dekorohet diplomati i parë amerikan në Tiranë

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani dekoroi diplomatin e parë amerikan që ka shërbyer në Tiranë pas rivendosjes së marëdhënieve diplomatike me SHBA. Christopher Hill u dekorua në 25-vjetorin e  rihapjes së Ambasadës në Tiranë.

“Puna e palodhur dhe veprimtaria e pareshtur, kontributet e mëdha të një miku shqiptar për të thelluar bashkëpunimin, ndjenjën e afërsëisë, ofrimin dhe dhënien e ndihmës pa rezerva kanë karakterizuar misionin diplomatik të ambasadorit Hill në vendin tonë. Askush më mirë se ai nuk ka ditur në fillim të viteve ‘90 e më pas të na gjendet në krah këtu në Tiranë, duke punuar si fillim në Hotel Dajiti e më pas në selinë  e rihapur”, thihet në motivacionin e dekorimit.

Edhe pse Hill ka shërbyer pak muaj në Tiranë, kontributi në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike vlerësohet sot nga shteti shqiptar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“25 vjet janë shumë në jetën e një indicvidi por edhe të një shteti, por fakti që u kujtuat për mua pas këtyre viteve më nderuat. Kur kujtoj 1991 ne ishim miq edhe atëhre, por të ndarë nga vite nga një  hiistori e trazuar.  më pas realizuam se asnjëri s është perferkt as shqipëria as shba, por I tejlakuam edhe ato. Kur shoh sot një ambasadë të sukseshme këtu ndjehem mire që marërdheniet tona kanë arritur deri këtu. Miqësia jonë mbetet e vecantë edhe sot. Sot shoh shumë progres, por s’ka mbaruar ende. Këtë medalje që mora sot do ta mbaj pranë zemrës, një symbol I punës që ne bëmë më 1991-n”, tha nga ana e tij ambasadori Hill.

Pas një periudhe shkëputjeje 52-vjeçare, marrëdhënet SHBA-Shqipëri u vendosën në 1 tetor të vitit 1991. Hill u pasua nga Uilliam Rajerson. Por karriera e tij  do të vazhdonte me misione të rëndësishme në Kosovë, Irak dhe bisedimet me Korenë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.