Politika

Zihen shokët socialistë, deputeti dhe drejtori nxjerrin në dritë skandalin e emërimeve politike!

Një sulm publik që deputeti socialist i Kavajës i bëri drejtorit të spitalit të qytetit, nxiti një debat të ashpër mes tyre me replika dhe kundër-replika në rrjetin social Facebook. Deputeti Parid Cala shfaqi publikisht një shqetësim të tijin në lidhje me gjendjen në spitalin e Kavajës, duke bërë përgjegjës drejtorin Përparim Daiu, të cilin e akuzoi si të korruptuar, duke e quajtur ordiner dhe pijanec.

Cara tha se shqetësimin e tij ja ka përcjellë edhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, por ky i fundit ende nuk i kishte kthyer një përgjigje. Në replikë, drejtori i Spitalit të Kavajës, i përmendi Carës miqësinë e vjetër, duke i thënë deputetit se po pështyn ushqimin që kanë ngrenë të dy në një tavolinë. Ai madje bëri edhe një deklaratë të fortë kur tha se ky sulm po i bëhet ngaqë deputeti Cara tashmë po mendon të largohet nga Partia Socialiste dhe t’i bashkohet një tjetër force politike. I indinjuar nga sulmi publik që ju bë, drejtori Daiu, tha se ka qenë vetë deputeti Cara që e ka propozuar emrin e tij për të qenë drejtori i Spitalit të Kavajës.

Nuk vonoi shumë dhe në një përgjigje po përmes Facebookut, deputeti Cara hodhi poshtë çdo mundësi për tu larguar nga PS-ja, duke ju drejtuar Daiut: Mos më krahaso me veten. Këtu ai i përmendi drejtorit të Spitalit, rastet kur “i ka shkuar mbrapa” PD-së dhe PR-së dhe kur nuk përfitoi gjë prej tyre, ju bashkua PS-së.

Por në mesin e replikave të tyre, bie në sy një fakt mjaft interesant.

Deputeti Cara thotë se vërtetë e ka propozuar në parti Përparim Daiun për të fituar ndonjë vend pune, por theksoi se këtë e ka bërë vetëm në respekt të emrit të babait të Daiut, Xhavit Daiut, Nderi Kombit i shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Qytetar Nderi në Kavajë për kontributet e tij. Deri këtu, gjithçka duket brenda normales.

Një fjali më shumë e deputetit, nxjerr në pah se si bëhen emërimet politike në institucione në Shqipëri. Cara shkruan në Facebook, se e ka bërë propozimin, pa ditur fare nëse Përparim Daiu kishte shkollimin e duhur apo jo…qe në fakt, tashmë pasi sulmi mes tyre është bërë publik, Cara thotë se drejtori i Spitalit ka bërë shkollë part-time për një degë që ai vetë vet ndoshta nuk e mban mend!.

“Edhe nëse të kam propozuar për ndonjë vend pune e kam bërë këtë pikërisht në respekt të emrit të babait tënd. Sepse natyrisht e dija mirë shkollimin tënd part-time dhe në një degë ku as ty nuk të kujtohet nga 1 tek 5 për çfarë ke mbaruar”, shkruan Cara.

Debatet e forta janë zhvilluar vetëm mes dy palëve, deputetit socialist të Kavajës Parid Cara dhe drejtorit të spitalit të këtij qyteti, Përparim Daiu, përplasje përmes statuseve në rrjetet sociale. Ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen, dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e deputetit në Partinë Socialiste…!

Replikat ne Facebook

Statusi 1 – Parid Cara

Korrupsioni dhe papergjegjshmeria ne Spitalin e Kavajes ka arritur tashme ne nje nivel aq te larte saqe askujt duket se nuk po i ben me pershtypje. Dje eshte shenuar nje aksident ne qytet dhe te afermit e derguan te plagosurin me shpejtesi ne spital. Por mjeket atje rekomanduan qe te ndiqej ne spitalin e Durresit pasi kushtet ishin me te mira. Por me papergjshmerine me te madhe, i plagosuri eshte transportuar me ambulance, pa mjek dhe pa bombel oksigjeni duke rene ne koma.

Spitali i Kavajes prej kohesh drejtohet nga nje njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Perparim Daiu nuk mund te jete fytyra e qeverisjes sone ne Kavaje. Disa here i kam kerkuar Ministrit largimin e ketij te papergjegjshmi, qe rrezikon jetet e njerezve per te mbushur xhepin e tij, por nuk kam marre pergjigje.

Shpresoj qe ky rast i fundit te ndergjegnjesoje te gjitha institucionet per te vene dore ne Spitalin e Kavajes. Une, deputeti i kesaj zone, do ta ndjek deri ne fund kete ceshtje.

Reagon Perparim Daiu

Më duhet të bëj një sqarim nisur nga denoncimi totalisht i pavërtetë që bëri para pak orësh deputeti në emigrim z.Cara përsa i përket një ngjarjeje që ka ndodhur në spitalin që drejtoj.

Loris Maliqati, 13 vjec është paraqitur ne urgjencën e spitalit Kavajë në orën 15-45 në gjëndje kome pas aksidentit automobilistik.

Mjekët, pasi ndoqën me shqetësim gjëndjen e tij e nisën drejt sptialit te Durrësit duke e shoqëruar me personel mjekësor, të pranishëm, zotin Mema dhe me oksigjen të nevojshëm. Kjo procedurë mund të vërtetohet lehtësisht nëse shikoni regjjstrin 97-01 ku janë mbajtur të dhënat. Pas mbërritjes në Durres nga mjekët atje u pa a nevojshme që fëmija të marrë trajtim të specializuar në kryeqytet ku është edhe në këto momente që flasim në gjëndje kome. Pres me ankth sesi do shkojë gjendja e tij dhe uroj të jetë sa më shpejt mes familiarëve. Më vjen shumë keq që jeta e një fëmije, bëhet kalë beteje nga një deputet qe flet per korrupsion, flet per zonen e tij qe ka 4 vite që nuk është prezent. Ti z.Cara me ke propozuar personalisht mua në disa institucione, sot u kujtove ti qe je bo gati me ndrruar parti? Jam nje njeri i nderuar kam dhenë kontributin tim ne komunitet dhe familjarisht jam biri Xhavit Daiut, Nderi Kombit i shpallur nga Presidenti i Republikes dhe Qytetar Nderi ne Kavajë per kontributet e tij. Ti biri kujt je qe flet per korrupsion thuaj babait tend te kthej leket njerëzve qe i ka marr per punësim dhe legalizim, nëse do të jap emra.

Në fund të fjalës sime do doja të të thoja ty kalama deputet, që jam gati të përballem që tani me cdo kontroll të mundshëm nga ministria, prokuroria etj.

Si një ish mik, të sugjeroj të vish ta bësh politikën këtu ku të votuam, jo nga facebooku se nuk zgjidhen hallet e qytetareve me statuset e tua dhe postimet e luksit nëpër stadiumet e europës.

Foto me poshtë nga kohët kur deputeti hante ne një pjatë me ne, ndërsa sot e pështyu ushqimin.

Statusi 2 – Pergjigjet Parid Cara

Ndonese e pres nje pergjigje nga ministri Beqaj per gjendjen ku nje drejtor ordiner e ka katandisur spitalin e Kavajes, jam i detyruar ti jap edhe atij nje pergjigje.

Po shoh foton qe ky drejtor ka postuar ku sic ka bere gjithmone keto vitet e fundit, edhe ne kete rast vjen nga mbrapa per te perfituar nje kocke pasi per nivelin e tij nuk mund te kete vend ne tavoline.

Eshte mesuar Perparim Daiu ne kete menyre, pasi keshtu e tentoi edhe me dy parti te tjera. PDR dhe PR, por ato nuk i dhane asgje. U afrua me PS vetem kur kuptoi se doli bosh dhe duar thare nga ato te meparshmet.

Une nuk e kam zakon te ndryshoj parti, kam marre mandatin me Partine Socialiste dhe do ta respektoj ate deri ne fund. Mos me ngaterro me veten tende.

Kur Komuna Synej i vendoste emrin e babait te tij nje vatre kulture ky ishte anetar i PD dhe ngaqe nuk realizoi cfare donte erdhi me vrap drejt PS ngaqe si lojtar mbrojtes e kapte shpejt se nga do vinte goli…dhe hapte portat.

Edhe nese te kam propozuar per ndonje vend pune e kam bere kete pikerisht ne respekt te emrit te babait tend. Sepse natyrisht e dija mire shkollimin tend part-time dhe ne nje dege ku as ty nuk te kujtohet nga 1 tek 5 per cfare ke mbaruar.

Per akuzat e tjera qe me ben, nuk denjoj te te pergjigjem pasi nuk mund te bie ne llumin tend dhe te miqve te tu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button