Kosova

Rreth 15 OJQ për sistemin e drejtësisë do të financohen nga USAID-i

rreth-15-ojq-p-euml-r-sistemin-e-drejt-euml-sis-euml-do-t-euml-financohen-nga-usaid-i_hdRreth 15 Organizata Joqeveritare vendore do të financohen nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ndërsa do të implementohen nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) për të kryer aktivitete të monitorimit të gjykatave dhe aktivitete të vetëdijesimit për qasje gjithëpërfshirëse.

Për këtë projekt të titulluar “Ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrjes në sistemin e drejtësisë”, janë në dispozicion 177 mijë e 970 dollarë amerikanë, të cilat do të ndahen për organizatat fituese.

Drejtoresha e programit ATRC-së, Donika Podrimja, ka thënë se në këtë raund i cili është i treti deri më tani kanë të drejtë të aplikojnë të gjitha organizatat vendore në Kosovë.

Ajo ka shtuar që vlera e granteve për dhjetë organizata vendore për të kryer aktivitete të monitorimit të gjykatave, do të sillet nga 3,000 deri në 10,000 dollarë amerikanë, ndërsa për pesë organizata të cilat do të kryejnë aktivitete të vetëdijesimit dhe për qasje gjithëpërfshirëse të publikut, vlera e granteve do të sillet nga 10,000 deri në 30,000 dollarë amerikanë.

“Kjo ftesë për aplikim është e hapur për të gjithë organizatat lokale në Kosovë. Në këtë raund totali i organizatave të cilat do të financohen do të jenë pesëmbëdhjetë. Dhjetë do të jenë nga fusha e monitorimit të gjykatave dhe pesë të tjera në fushën e ngritjes së vetëdijes së popullatës për sistemin gjyqësor në Kosovë. Totali i shumës që do të jepet në këtë raund është 177 mijë e 970 dollar”, ka thënë Podrimja.

Podrimja, ka ftuar të gjithë të interesuarit që të shkarkojnë aplikacionin nga ueb faqja e ATRC-së, ose të marrin informata në zyra e tyre, pasi sipas saj, ftesa për aplikim do të jetë e hapur një muaj nga sot deri më 25 shtator.

Ndryshe objektivi i granteve është rritja qasjes së qytetarëve të Kosovës në sistemin gjyqësor, duke i ekspozuar organizatat vendore ndaj sistemit gjyqësor, në përgjithësi, por edhe ndaj sfidave dhe mundësive për të përmirësuar në nivelin lokal funksionimin dhe ofrimin e drejtësisë në gjykata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button