Bota

Irani përshëndet fitoren e palestinezëve

armepushim-gaza-11-525x350Irani përshëndeti sot fitoren e palestinezëve që gjunjëzoi regjimin sionit, pas arritjes së një armëpushimi që parashikon një ndërprerje të bllokimit izraelit në Rripin e Gazës.
“Populli heroik palestinez ka krijuar një epokë të re me fitoren e rezistencës që gjunjëzoi regjimin sionist”. konfirmoi ministri iranian i Punëve të Jashtme në një komunikatë.
“Kjo fitore përgatit çlirimin përfundimtar të të gjitha tokave të pushtuara, veçanërisht të Qods (Jerusalemit) nga duart e pushtuesve sionist”, shtoi ai duke përshëndetur popullin palestinez dhe drejtuesit e rezistencës duke iu referuar Hamasit dhe Xhihadit islamik.
Irani që nuk njeh ekzistencën e Izraelit, mbështet këto dy lëvizje islamike palestineze.
Armëpushimi u arrit pas 50 ditëve luftë që ka shkaktuar 2 140 të vdekur dhe 11 000 të plagosur mes banorëve të Rripit të Gazës dhe 70 të vdekur nga krahu izraelit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button