Home / Opinion / “De Ira” e Presidentit

“De Ira” e Presidentit

-Zoti Nishani, do ngelesh si një puçër në Fytyrën e Dinjitetit-

Nga Jorgo Mandili

Të ndryshosh rrjedhën e një lumi të ndyrë është vetë ndyrësi-Buda

Nuk gjen shprehje më ekselente dhe shteruese që i përshtatet qenies suaj, z.President! Nuk ka pasur dhe nuk do ketë, besoj, president të ndonjë republike demokratike, që tinëzisht dhe në kundërshtim me ligjet e shtetit të bëjë atë veprim që keni bërë ju. Me dekorimin se fundmi të 67 ballistëve dhe më herët të disa krerëve të tyre, Presidenti ynë nga i popullit është konvertuar në një President të “Mërgatës së Qyqeve”. Kaq mjerane dhe njëkohësisht përçarëse! Në qoftë se historia, Sal-Ui – në, do ta stigmatizojë si nekrofil, Lulin si karabush, juve historia do t’ju vendosë në Altarin e Turpit. As dekorimet, as bustet, as monumentet e as paratë nuk mund ta ndryshojnë rrjedhën e ndyrë të lumit të ballistëve, tradhtarëve dhe kolaboracionistëve të Shqipërisë, që janë masturbuar politikisht me të gjithë pushtuesit e saj gjatë epopesë së lavdishme të Aleancës së Madhe Antifashiste Botërore, ku komunistët u rreshtuan në ballë të kësaj aleance dhe e udhëhoqën popullin drejt çlirimit të Atdheut. Ky është fakt historik i njohur nga Komanda Supreme e kësaj Aleance. Ashtu siç është fakt historik edhe tjetra: Kolaboracionizmi i ngushtë i Ballit Kombëtar me nazi-fashizmin. Këto i di mirë Jari se i ka mësuar në shkollën ushtarake të kadetëve “Skënderbej”, më vonë në shkollën e oficerëve “Enver Hoxha” dhe nuk e di më vonë, a ka shkuar për specializim në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”. Me siguri po! Gjithsesi, ai ka mësuar dhe ka propaganduar me mish e me shpirt, si komunist e enverist që ka qenë, strategjinë e luftës partizane ku mbi përvojën e saj strategët e Jarit, hartuan Doktrinën Ushtarake të Luftës Popullore, të cilën Jari me kolegët e vet na i mësonin neve, popullit që na përgatisnin për shpartallimin e imperialisto – revizionistëve. Ju kujtohet, besoj Jaro, që gjatë qitjeve objektiva kishim portretet e Kosiginit, Brezhnjevit, etj. Tani që ju, papritmas nga oficer, kamerier, ministër, u katapultuat nga Sal-Ui – ja president, çuditërisht kërkoni të bëheni i bindshëm para Padronit se jeni më anti enverist e antikomunist më i thekur se ai, duke e abandonuar të shkuarën tënde, por njëkohësisht duke shtrembëruar edhe të vërtetat historike. Ishallah qoftë ky shkaku dhe jo ajo që thonë gojët e liga se Harresën e Madhe mund ta kesh nga sëmundja që keni kaluar e ende kuroheni. Nejse, le t’i lëmë gojët e liga dhe t’ju ndihmojmë kujtesën tuaj me Komedinë Ballisto – Kolaboracioniste, e luajtur me mjeshtëri nga aktorë të njohur e me regjisorë të mëdhenj të tillë si Mit’hat Frashëri e Ali bej Këlcyra.

Akti i parë. Pas dorëheqjes së Musolinit, kur Italia fashiste vajti ku s’mbante më, këta krerë, që ishin futur gjer në grykë në tradheti për bashkëpunim me okupatorin, u munduan të dilnin nga kjo pozitë duke kërkuar bashkëpunim me partizanët. Këtë e kërkuan sa për sy e faqe, me qëllim që pas disa ditësh, kur të kapitullonte Italia, të ktheheshin me pretendime për pushtet, nga meraku se mos ky pushtet – për rrezik të Kombit – binte në duart e popullit. Por populli, që e kishte të qartë pse luftonte, sepse kish bërë të tijën vijën politike të P. K. S H., i bëri paçet Ballit dhe ky i fundit ngeli me gisht në gojë.

Akti i dytë. Ballistët kthehen nga mali të dëshpëruar. Kanë lënë mjekër e mustaqe dhe dalin fare rrallë në pazar, që të japin përshtypjen se bëjnë jetë ilegale. Kjo ishte dhe parulla zyrtare e Ballit Kombëtar. Po Komedia nuk zgjati shumë se gjermanët erdhën menjëherë në vend të Italisë së kapitulluar, u interesuan shpejt të ngrenë pushtetin e rrënuar kuisling dhe dallaveret e ballistëve për të marrë secili nga një pozitë të mirë në këtë pushtet kolaboracionist, filluan. Nuk u desh shumë kohë që Balli të hidhej me kokë e me këmbë në prehër të komandaturës gjermane. Vëllazërohet me Legalitetin e Abaz Kupit që sapo është përzënë nga Fronti Nacional – Çlirimtar; bëhet lajmës për një krushqi të ngushtë në mes të Mustafa Krujës dhe zogistëve dhe duke iu afruar gjermanëve një bashkëpunim të ngushtë.

Akti i tretë. Të çelurit e gjethes e gjeti LANÇ më të fortë dhe më të organizuar nga ç’ishte gjatë dimrit. Gjermanët në këtë kohë përgatisnin ofensivën e dytë, me qëllim që të hapnin udhë nëpër Shqipëri divizioneve që do të tërhiqeshin nga Greqia dhe kërkonin mobilizim total të reaksionit. Por çështja paraqitej dramatike: shumë ballistë që nuk ishin futur thellë në batakun e tradhtisë, por ishin të gënjyer, filluan t’u dorëzohen forcave partizane, kurse të tjerë, që kishin mëkate për të larë, kërkonin ndërmjetësi për falje dhe ishin gati të dorëzoheshin. Krerët si M. Frashëri me shokë që nuk i lante dot as lumë e as det, ngulnin këmbë për rezistencë derisa të zbarkonte…. inglizi.

Por më paradoksale është që kjo Komedi Balliste vazhdon ende, por me aktorë të rinj, më pak të zgjuar dhe shumë më pak inteligjentë se baballarët e tyre shpirtërore, që me përpjekjet e tyre për t’u hequr baltën, me gjithë edhe angazhimin e Presidentit të papunë (që pas 25 vitesh kujtohet për disa viktima të gjorë), në vend që “t’u vënë vetulla po u nxjerrin dhe sytë” dhe bëhen kaq(ole) qesharak sa me të vërtetë të vjen gjynah për ta për gomarlleqe të tilla si të një Ndregjoni cili thotë se: “… nuk ka asnjë dokument që të faktojë se ballistët kanë qenë bashkëpunëtorë të fashizmit”. I gjori president me kë konsultohet. Dikush do thoshte: Fale o Zot se nuk di se çfarë bën!

Jo, ai e di mirë se çfarë bën! Mund t’i thoni Presidentit të Francës që nuk di se çfarë bën, që nuk ka rehabilituar ende prostitutat franceze që lodronin me gjermanët dhe që u dënuan si tradhtare, apo Presidentit të Norvegjisë qe ende nuk ka rehabilituar dhe dekoruar Kuislingun për shërbimin që u ka bëre gjermanëve?! Askujt deri më sot nga Presidentët e vendeve që kanë luftuar kundër nazi-fashizmit, për asnjë arsye nuk u ka shkuar nëpër mend për të amnistuar moralisht, ligjërisht, apo aq më tepër për t’i shfajësuar në mënyrë të plotë. Po përse i vajti mendja Nishanit tonë? Përpos faktit për të lënë një nishan në histori në formën e një “njolle të zezë” , ka edhe një arsye tjetër më madhore: mllefi, zemërimi i Jarit dhe Sal-Ui – së pas fitores së mazhorancës në 2013 dhe 2015, zemërim i akumuluar nga mospërfillja e institucionit të tij prej saj, për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve partiake të tij. Sipas Senekës, zemërimi është një dëshirë e dhunshme për t’u hakmarrë, që nxitet nga vrulli i mërisë, si një ves që shkakton dëme të mëdha jo vetëm te një njeri, por edhe te një bashkesi shoqërore. Në rastin në fjalë është bashkësia e shumicës së popullit që e nderon dhe e respekton Luftën Antifashiste. Ashtu si çmenduria, edhe zemërimi nuk mund të përmbahet. Dëmin më të madh zëmerimi e shkakton kur ka për strehë shpirtin e njerëzve të pushtetshëm. Këta përbëjnë shembuj të padrejtësisë njerëzore të shkaktuar nga pasionet dhe veset e tyre. Një shembull i tillë është edhe Presidenti ynë. Ai duke u mastrubuar me të paverteten, me mungesën e arsyes me të padrejten, me dekorimet e bëra, kaloi në orgazëm për të kënaqur ata shqiptarë të “Mërgatës së Qyqeve” që takoi në Amerikë dhe ballistët e këtushëm.

Kaq komike dhe e paturpshme njëkohësisht! Paturpësia është veti e zemërimit, kur ky lëshohet me një dhunë të pashembullt për të ndryshuar e deformuar të shkuarën tradhtare. Shpirti, kur është i pushtuar nga zemërimi, ai nuk e ka me aftësinë për ta përmbajtur hovin e tij ;ai e lëshon veten që të tërhiqet zvarrë, deri sa të nisë të rrokulliset nxitimthi nga pesha e vet e të mbërrijë në fund të greminës nëpër tatëpjetën natyrore të vesit. Prandaj, një thikë dytehëshe nuk e ka vendin në duart e një njeriu të zemëruar si Presidenti ynë. Sekrecionet e shkaktuara nga zemërimi bëjnë kërdinë mbi shëndetin. Zemërimi shkakton helmim që është i sekretuar nga gjëndrat. Gëzimi ka efekt të kundërt – thotë dr. Cayce. Prandaj, gezohu o ish President që të chelmohesh. Çfarë vlere ka t’i lëndosh të tjerët me zemërimin tënd sikur të ishe i përjetshëm në atë vend të pamerituar? Këtë e di ti edhe të tjerët, prandaj edhe të kanë përdorur. Pse të mos e organizosh më mirë jetën tënde, që të jetë e ëmbël si për të tjerët edhe për ty? Ato që deshe i more nga kjo jetë: pasuri edhe pushtet. Ndoshta edhe të pamerituara. Se, në fund të fundit, për çfarë meritash u bëre president? Mungesa e këtyre meritave, ndoshta nuk të dha Lavdinë. Ti do ngelesh si një puçër në Fytyrën e Dinjitetit. Më kot lodhesh të cvarrosesh të shkuarën e ballistëve dhe t’a ndryshosh me ndihmën e Alickajve, Alimadhëve, Gurakuqëve, Gjekmarkajve apo Ndreagjonëve. Aman o president, këtij të fundit plotësoja dëshirën e tij se mos pësoj infarkt: dekoroje edhe atë idhullin e tij Hamit Matjanin. Jo për gjë, por edhe për kontributin që dha në djegien e bunkerit artistik te bulevardi. Pastaj, para se të ikësh futi një të dekoruar Xh. Devës, etj që kanë mbetur. Por…. kujdes mos harro Hitlerin, për kontributin që ka dhënë për bashkimin e trojeve tona, për krijimin e “Shqipërisë Etnike” për herë të parë në historinë e Shqipërisë.

Sado që të përpiqeni ju dhe ata pas jush nuk mund të fshini nga Kujtesa Historike, vargjet satirike për Ballin që “mbeti në bisht të kamionit të historisë”, këngët për luftën, dëshmorët dhe heronjtë, filmat dokumentare dhe artistike për këta trima që me abnegacionin e tyre e vendosen Shqipërinë dhe popullin shqiptar në krah të fituesve të mëdhenj. Kjo është dëshmia e gjallë dhe e pavdekshme e atij patriotizmi mbarë shqiptar që për herë të parë në histori u bashkuan si një trup i vetëm pa dallim feje, krahine e ideje, duke e dekoruar me shkronja të arta Luftën Antifashiste.

One comment

  1. Te gjithe shqipetaret te bashkohen dhe te digjen te gjalle familjet e Bujar Nishanit,Sali Berishes,Lulezim bashes,Jozefina Topallit,Adriatik Llalles, Nokes,Palokes. dhe plehrat e PD.Te clirohen shqipetaret.Bujar nishani nuk eshte vetem nje pucer,por canceri ne dinjitetin e shqipetareve.Shqipetaret jane simbol i vecante ne bote i miresise,bujarise dhe te vertetes.Bujar nishani eshte simbol i vecante i imoralitetit,hajduterise,krimineleve,fashizmit otoman te sali berishes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: