Home / Kosova / Lista serbe kritikohet nga Beogradi për “Trepçën”

Lista serbe kritikohet nga Beogradi për “Trepçën”

Anëtarët e Forumit kombëtar serb i kanë kritikuar ashpër deputetët e Listës Serbe për siç kanë vlerësuar ata “se nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar konfiskimin e Trepçës”.

Sipas këtij forumi, deputetët serbë janë “poshtëruar në mënyrë të rregullt”, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së ligjit për Trepçën, meqë sipas tyre kështu e kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe se kanë aktruar veçanërisht në mënyrë të diskredituar, duke e luajtur rolin e të ofenduarve, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

“Zotërinj të Listës Serbe, ju keni të drejtë të jeni të marrë dhe të paarsimuar, por vetëm për qëllime private. Nuk e keni mandat për t’i përdorur aftësitë tuaja që ta bëni të palumtur popullin dhe shtetin tonë. Ato mbajini për veti”, thuhet në deklaratën këtij forumi, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.