Home / Presidenciale / Nishani uron Erdoğan per zgjedhjen në postin e Presidentit

Nishani uron Erdoğan per zgjedhjen në postin e Presidentit

2901-Presidenti-i-Republikes-Bujar-Nishani-pret-sportistet-qe-do-te-marrin-pjese-ne-lojrat-olimpike-ne-Sochi-Rusi-Foto-Agim-Dobi-1-461x350Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, uroi sot përmes një mesazhi të bërë publik, Presidentin e ri turk, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e zgjedhjes në postin e lartë në krye të Republikës së Turqisë.
“Zgjedhja Juaj në postin e Presidentit të Republikës së Turqisë më jep kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin tuaj në këtë post të lartë!”, citohet mesazhi i Kreut të shtetit.
“Shpreh besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë mandatit tuaj presidencial, do të forcohen dhe do të pasurohen më tej, në fusha të reja me interes të përbashkët, në të mirë të dy popujve tanë miq’, thuhet në mesazhin e Presidentit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: