Kosova

Kryeziu: S’mund të ketë reformë zgjedhore pa partitë opozitare

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu në tryezën e organizuar nga presidenti Hashim Thaçi lidhur me reformën zgjedhore theksoi se nuk mund të ecet para me reformë zgjedhore pa përfaqësim të gjithë spektrit politik, duke përfshirë edhe partitë opozitare.

Ai këto komente i bëri duke iu referuar mungesës së partive opozitare në këtë takim.

Kryeziu theksoi se duhet të ketë dinamikë të këtij procesi duke pasur parasysh se zgjedhjet lokale janë vitin që vjen.

Ai tha se në këtë drejtim duhet të shikohet çështja e balotazhit.

Sipas Kryeziut, reforma zgjedhore duhet të fillojë me Ligjin zgjedhor lokal për t’i dhënë kohë edhe KQZ-së të përgatitet për zgjedhjet lokale që mbahen vitin e ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button