Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 28 gusht 2014

Horoskopi për datën 28 gusht 2014

horoskopiDashi

Sot do të merrni sms dhe telefonata edhe nga persona me të cilët nuk keni folur prej kohësh, kujdes se mos bini pre e ndonjë kurthi. Dikush mund të interesohet vetëm për ndihmën tuaj.

Demi

Bëjini gjërat më të bukura. Ndiqini me më shumë vëmendje fëmijët. Në dashuri do të jeni të ëmbël. Do të jeni alegro dhe me plot entuziazëm. Pra, dita e sotme do të jetë tejet pozitive.

Binjakët

Nëse në dashuri do të pësoni ndonjë zhgënjim, kjo do të ndodhë vetëm sepse durimin e keni bërë virtytin tuaj primar. Po bëheni shumë xheloz, me kalimin e kohës mund të paguani pasojat.

Gaforrja

Ka ardhur momenti që të mendoni për të ardhmen, edhe pse jeni të shqetësuar për paratë. Bëni kurajë dhe gjeni zgjidhjen më të mirë. Tregoni përkujdesje më të madhe ndaj parterit.

Luani

Sot mund të keni shumë mundësi të mira jo vetëm për të parë pozicionin tuaj përballë disa personave, por edhe gjykimin që keni bërë për ta. Injoroni thashethemet dhe përkushtojini vetes.

Virgjëresha

Do të jeni shumë tërheqës sot, por përbrenda do të ndiheni përtacë, ndërsa do të keni nevojë të qëndroni vetëm. Periudhë e mirë për të organizuar udhëtime me miqtë tuaj.

Peshorja

Vëreni shpirtin në paqe. Për të hequr ndjenjat e fajit, bëni një pushim. Me sjelljen tuaj simpatike do të përfitoni shumë gjëra nga kjo ditë, madje edhe një shumë parash që iu kanë borxh.

Akrepi

Mos i lini pas dore personat e dashur, demontojini gjeste afrimiteti. Është momenti që të ndiqni një dietë. Në punë dita do të jetë e tensionuar, kështu që “mblidhini” të gjitha fuqitë.

Shigjetari

Duhet të impenjoheni më shumë nëse dëshironi të siguroni suksesin. Ata që kanë një aktivitet të vogël privat duhet të punojnë më shumë. Vini mënjanë ndonjë kursim.

Bricjapi

Sot do të keni probleme me makinën dhe me transportin. Dikush mund t’i bëjë gjërat të duken ndryshe nga ç’janë në të vërtetë. Jini të rezervuar me ata që do t’ju rrethojnë sot.

Ujori

Sot nuk duhet të nxitoni. Nëse besoni se e keqja nuk ka kurrë fund, do të thotë se ju nuk keni ende besim te të tjerët. Por është e kotë të çoni dëm disa momente të bukura. Në dashuri do të dominojë idealizmi.

Peshqit

Nëse sot do të forcoheni për të bërë diçka speciale, do t’i habisni të gjithë, madje edhe veten tuaj. Por bëni kujdes nga disa këshilla të këqija që do t’ju japin sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published.