Kosova

Si do të zëvendësohen me kodin e ri numrat telefonikë me prefikset 381, 377 dhe 386

Sot është arritur Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur Qeveria.

Marrëveshja parasheh largimin e të gjitha kodeve ekzistuese (381,377, 386) dhe përdorimin vetëm të kodit shtetëror të Kosovës 383 për thirrje ndërkombëtare.

Por, kur do të largohen ato? Sipas Qeverisë, ato do të mbeten në përdorim edhe për një kohë.

Gjatë një periudhe tranzitore, deri në implementim të kodit shtetëror të Kosovës, do të përdoret numeracion i dyfishtë, ka njoftuar Qeveria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button