Kosova

Mitrovicë, dyshohet se policia serbe ka sulmuar tre vëllezër, njëri ka gjetur vdekjen

mitrovicTre vëllezër shqiptar me mbiemrin Brahimi (19 vjeç, 17 dhe 16 vjeç) dyshohet se janë qëlluar me armë nga policia serbe mëngjesin e sotëm, ku njëri prej tyre ka gjetur vdekjes e menjëhershme. I plagosuri në Mitrovicë që tashmë ndodhet në QKUK është plagosur në gjoks ndërsa vëllai tjetër i nisur nga Mitrovica për në Prishtinë, është në gjendje shumë më të rëndë.

Ngjarja u shënua sot rreth orës 10 në fshatin Kollovërgë, pranë Koshtovës dhe Zubin Potokut në veri të vendit. Media kosovare shprehen se vrasja ka ndodhur në malet e këtij fshati, ndërsa viktimat, i vrari dhe dy të plagosurit kanë qenë duken prerë dru. Kollovërga është fshat shqiptar i braktisur nga banorët e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button