Home / roze / Miley Cyrus zhvishet për “V magazine”

Miley Cyrus zhvishet për “V magazine”

mileycyrusPasi ka dhuruar shfaqje të shumta të “vajzës së keqe” dhe look të ekzagjëruar, tashmë Miley Cyrus i është rikthyer ëmbëlsisë së dikurshme, por duke mos hequr dorë nga doza e madhe e provokimit.

Kopertina e “V magazine” ka zgjedhur titullin “Përse Miley dëshiron shumë që të provokojë”. Stilisti dhe fotografi Karl Lagerfeld ka vendosur popstarin e zhveshur nudo mbi disa pellushë për revistën.

Nuk është hera e parë që Cyrus pozon për revistën “V Magazine”. Në vitin 2013 ajo u shfaq me një look punk, duke na dhuruar poza shumë provokuese dhe agresive.

Pak ditë më parë u zhvillua edhe eventi i rëndësishëm muzikor “MTV Video Music Awards”. Cyrus triumfoi duke u vlerësuar me çmimin “Videoja më e mirë e vitit” për “Wreacking Ball”.

Këtë vit artistja kishte vendosur të qëndronte në hije dhe në momentin e tërheqjes së çmimit i dha hapësirë problematikave të të pastrehëve, duke sjellë në skenë një djalë të ri të pastrehë.

Tashmë “vajza e keqe” e showbizzit po përdor impaktin e saj mediatik në një formë konstruktive në favor të zgjidhjes së problemeve sociale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: