Maqedonia

Ahmeti: Ne kemi orientime euro atlantike e jo euro aziatike

Në konventën promovuese të ditës së dielë, 20 nëntor, në Shkup në sallën Boris Trajkovski para gjithë simpatizantëve të BDI-së lideri i saj z. Ali Ahmeti ka thënë se orientimi i partisë së tij është euroatlantike e jo euroaziatike, njofton Zhurnal.
“Rruga jonë euro atlantike nuk duhet penguar dhe ndalur sepse është rruga e cila siguron dhe forcon lirinë tonë, ekonominë tonë të re, sepse këtu është e ardhmja, qëllimi dhe pritjet e atyre që na kanë mbështetur për 15 vite me radhë. Prandaj e vetmja rrugë është ajo euro-atlantike dhe jo e atyre që trasojnë rrugë euro aziatike”, ka deklaruar kështu lideri i BDI-së z. Ahmeti në konventën ku ka promovuar kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button